Grabitje me armë në Hajvali, dy të arrestuar

Prishtinë | 13 Maj 2022 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar të enjten pasdite në Hajvali të Prishtinës.

Ata dyshohet se nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur një telefon mobil viktimës.

Njëri nga të dyshuarit është i mitur. Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit, dy të arrestuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur) nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur një telefon mobil viktimës mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. Dy të dyshuarit janë arrestuar, ku me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:00.

Të ngjashme