Grabitje me thikë në Kaçanik dhe Mitrovicë

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur dy grabitje, njëra në Kaçanik dhe tjetra në Mitrovicën veriore.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se të dyja grabitjet kanë ndodhur nën kërcënimin e thikës.

“Mitrovicë Veri 14.10.2019 – 19:17. Viktima mashkull K/Serb ka raportuar se një person i panjohur nën kërcënimin e thikës ia ka marrë disa para. Gjatë kontrollimit të kamerave të sigurisë viktima ka deklaruar se i dyshuari që ka kryer grabitjen ka qenë i shoqëruar edhe me një të dyshuar tjetër”, bën të ditur Policia e Kosovës.

Po ashtu grabitja tjetër në Kaçanik ka ndodhur rreth orës 04:00.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se nën kërcënim të thikës dy persona të dyshuar ia kanë marrë disa para të gatshme dhe më pas janë larguar me një veturë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe rasti vazhdon të hetohet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme