Hajnat grabisin një bankë te Rruga “B” në Prishtinë

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 08:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Filiali i bankës “BKT” te Rruga “B” në Prishtinë është grabitur nga disa persona në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, raporton Ekonomia Online.

Plaçkitësit kanë demoluar të gjithë bankën ku ishin të pajisur me armë të rënda dhe kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash.

Ndërkohë që gjatë grabitjes kishte edhe gjuajte me armë në drejtim të një veture.

Sipas Policisë, grabitja është realizuar duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes, nga disa persona të dyshuar të cilët në ikje e sipër kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka deklaruar se nuk ka të arrestuar për këtë rast.

“Nuk raportohet për persona të lënduar. Derisa ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policorë janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme