Haradinaj: Kroacia partner strategjik në rajon

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 14:09 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, ka prit në takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjeneralin Mirko Shundov, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin bilateral në fushën e sigurisë së dy vendeve dhe rajonit.

Marrëdhëniet bilaterale midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë janë aktive dhe miqësore. Aktualisht kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke u shkolluar në Akademinë Kroate të Mbrojtjes dhe një numër tjetër në kurse trajnuese në fushën e mbrojtjes. Ky bashkëpunim synon të vazhdojë edhe përmes ushtrimeve të përbashkëta, vizitave dhe dialogut në mes të institucioneve të dy vendeve, si dhe këmbimin e informacionit për çështjet e sigurisë rajonale.

Haradinaj ka falënderuar angazhimin e Kroacisë për të mbështetur dhe kontribuar në ndërtimin institucional të strukturave ushtarake dhe të sigurisë në Kosovë dhe ka shprehur zotimin për një përkushtim edhe më të madh të Qeverisë së Kosovës për të avancuar bashkëpunimin në mes të dy vendeve.

Gjenerali Mirko Shundov ka falënderuar Haradinajn për pritjen dhe gatishmërinë e tij për të avancuar bashkëpunimin e gjithanshëm në mes të dyja vendeve.

Kroacia është pjesë e NATO-s dhe aktualisht kontribuon në trupën e KFOR-it në Kosovë, si dhe në misionin e mbështetjes për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kosova vlerëson rolin e Kroacisë në integrimin e vendeve të rajonit në strukturat e NATO-s, që do të jetë faktor i fuqishëm për ndërtimin e paqes së përhershme në rajon.

Gjenerali kroat në mëngjes është pritur me ceremoni ushtarake në ministrinë e Mbrojtjes. Shundov do të vizitojë edhe kompleksin memorial “Adem Jashari”, raporton EO.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing
Image may contain: 2 people, people sitting
Image may contain: 1 person, sitting and indoor

LEXONI EDHE:

Lexo më shumë:

Të ngjashme