Haxhiu: Gjykata Kushtetuese për tetë vjet u keqpërdor nga vendësit e ndërkombëtarët

Prishtinë | 25 Tet 2017 | 15:49 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjykata Kushtetuese për tetë vjet të funksionimit është keqpërdorur nga vendorët e ndërkombëtarët, madje ajo u ka shërbyer interesave të grupe të caktuar, ka vlerësuar Albulena Haxhiu, deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

“Sigurisht që në një shtet demokratik sovran edhe roli i Gjykatës Kushtetuese është shumë i rëndësishëm, mirëpo fatkeqësisht Gjykata Kushtetuese shumë shpesh është keqpërdorur nga interesa të ndryshëm qoftë nga vendor por edhe qoftë nga burokrat ndërkombëtar”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu që është edhe kryetare e komisionit për Legjislacion, teksa ka folur për rrugëtimin e Kushtetueses, e ka quajtur atë si “monstrum juridik”.

Kapitujt e Kushtetutës sipas Haxhiut janë shkelur nga vetë ata që janë thirrur në aktin më të lartë juridik të shtetit të Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese fatkeqësisht po ashtu jo rrallë herë është përbërë nga njerëz të cilët i ka dërguar politika apo nga njerëz partiak të cilët janë aty për t’i mbrojtur interesat e tyre kurdo që i nevojitet sic është rasti me ish kryetarin e gjykatës kushtetuese, Enver Hasani i cili domethënë ka falsifikuar gjatë kohës sa ka qenë kryetar i gjykatës edhe nënshkrime, ka pasur edhe një përballje me gjyqësor dhe tash është dënuar për korrupsion gjatë kohës sa ka qenë rektor”.

“Pra në vazhdimësi brenda Gjykatës Kushtetuese ka pasur njerëz ët cilët nuk kanë pasur as një integritet personal, moral dhe profesional, dhe natyrisht gjykata kushtetuese është përball me shumë probleme. Me thanë të drejtën me këtë ndërhyrje të vazhdueshme mbi gjykatën kushtetuese sot nuk ka mbetur kapitull i kushtetutës së republikës së Kosovës që nuk është shkel nga ata që thirren në emër të kushtetutës dhe nga vet gjykata e cila është organi i vetëm që e mbron republikën e Kosovës, por që ka dështuar ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë ajo.

Por Haxhiu nuk e ka mohuar punë e vështirë që e ka gjykatë, por ajo thotë se në të gjitha raste që VV.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës jo rrallëherë është përballur me çështje të rëndësishme d.m.th në të paktën si subjekt politik i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vërtetuar kushtetueshmërin e akteve apo dokumenteve që vijnë pranë kuvendit mirëpo për shkak të ndërhyrjeve të shumta mbi Gjykatën Kushtetuese e shumë shpesh Gjykata Kushtetuese nuk ka vepruar në mënyrën e drejtë për atë që ekziston si institucion i Republikës së Kosovës”, është shprehur ajo.

Viti i 8-të i gjyqësor shënohet me një ceremoni në Prishtinë ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, përfaqësues të akredituar të misioneve diplomatike dhe të organizatave ndërkombëtare në vend, si dhe delegacionet e nivelit më të lartë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e Malit të Zi, Maqedonisë, Bullgarisë, e Turqisë si dhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë.

Por Haxhiu ka konfirmuar për Ekonomia Online se nuk do të jetë pjesë e këtij takimi.

Lexo më shumë:

Të ngjashme