Historike: Kosova bëhet me Ushtri

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 11:23 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës ka votuar tri projektligjet që i mundësojnë Forcës së Sigurisë së Kosovës transformimin në ushtri, atë për Ministrinë e Mbrojtjes; për FSK-në dhe për Shërbim në Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), raporton Ekonomia Online.

Seanca filloi me një minutë heshtjet për të gjithë për të rënët për liri nga të gjitha periudhat. Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli tha se ne qëndrojmë sot krenarë me të kaluarën dhe të përqendruar për të ardhmen veri-atlantike.

Shqyrtimi i parë i Projektligjeve për FSK-së gjatë seancës së 18 tetorit ka marrë 98 vota pro, asnjë kundër ose abstenim. Transformimi i tërësishëm i FSK-së në ushtri është një proces që mund të zgjasë 7-10 vite.

Ditë më parë nga Amerika, kanë arritur 24 automjete ushtarake “Humvee”. Këto automjete i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 7 milionë euro. FSK do të marrë edhe 27 automjete të tjera “Humvee”, të cilat  janë donacion nga Ushtria Amerikane.

Me hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë në vitin 1999 nisi edhe transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës duke përfunduar kështu në vitin 2000.

Më 2 shkurt të vitit 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, “Standardet për Kosovën”, në të cilën parashihej edhe shpërbërja e TMK-së, dhe krijimi i një force të re, njofton Klan Kosova.

Shpërbërja e Trupave Mbrojtëse të Kosovës është bërë me pajtimin e të gjithë faktorëve relevantë vendorë dhe të huaj, raporton EO.

Më 21 janar të vitit 2009 u krijua Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila kishte përgjegjësi që të përballet me katastrofat e rënda, siç janë tërmetet, vërshimet ose zjarret që mund të kërcënojnë Kosovën.

Deri më tani, misioni i FSK-së ishte që të kryej operacionet e reagimit ndaj krizave në Kosovë dhe jashtë saj; operacionet e mbrojtjes civile brenda Kosovës; si dhe t’i ndihmoj autoriteteve civile në përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera.

Më 4 mars të 2014-ës Qeveria asokohe e drejtuar nga Hashim Thaçi pati marrë vendim që të formohen Forcat e Armatosura të Kosovë, si ushtri të Kosovës.

?DREJTPËRDREJT – Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare, në të cilën do të votohet pakoja e ligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK): Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes; Ligji për FSK-në dhe Ligji për Shërbim në FSK

Posted by EkonomiaOnline on Friday, December 14, 2018

Image may contain: 6 people, people standing and indoor

Image may contain: 5 people, people smiling

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme