139 kandidatë marrin certifikatat e provimit të jurisprudencës

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 13:36 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, së bashku me kryetarin e Gjykatës Supreme dhe Komisionit të provimit të Jurisprudencës, Fejzullah Hasani, dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, ua shpërndanë certifikatat e provimit të jurisprudencës për 139 kandidatët që me sukses e kryen provimin.

Ministrja Hoxha theksoi se gjeneratat që po e kryejnë me sukses provimin e jurisprudencës, do të japin kontribut në fuqizimin e sistemit të drejtësisë.

“Nga sot, ju do të jeni profil profesional që zbatoni sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës, do të jepni kontributin tuaj në respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe fuqizimin e shtetit ligjor”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.

Po ashtu, ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e rritjes së besimit të qytetarëve në drejtësi.

“Rritja e efikasitetit dhe efektivitetit të këtij sistemi, rezultojnë në rritjen e besimit qytetar në drejtësi, që edhe është një prej prioriteteve të mija. Procesi euro-integrues është i pandalshëm dhe komponenta e drejtësisë është kyç i këtyre synimeve integruese”, vuri në dukje ministrja Hoxha dhe konstatoi se besimi në sistemin e drejtësisë nënkupton besim në shtetin tonë dhe prioritet i realizimit të procesit euro-integrues.

image-0-02-05-e1c65563a258c903a35bacd0bc50094b439bbeff18efac754da9c78f066e5efd-v

dhurata-hoxha1

Lexo më shumë:

Të ngjashme