Humb jetën pasi bie në bunar

Ferizaj | 27 Pri 2017 | 10:33 | Nga

Policia njofton se në fshatin Greme të Ferizajt një person ka humbur jetën pas rënies në bunar.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar, si pasojë e rënies në një pus (bunar) ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në emergjencën e Ferizajt”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme