Ia vodhi kuletën pasi tërhoqi para nga bankomati, policia arreston të dyshuarin brenda ditës

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 21:39 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për një “vjedhje grabitqare” të ndodhur gjatë ditës së sotme.

Përmes një njoftimi për media, PK-ja thotë se pas pranimit të informacioneve për kryerjen e një grabitjeje, policët kanë dalë në vendngjarje ku kanë kontaktuar me ankuesen (femër) e cila deklaron se “përderisa ishte duke tërhequr disa të holla nga një bankomat, një person i dyshuar i kishte grabitur nga dora kuletën me para dhe i njëjti kishte ikur nga vendi i ngjarjes”.

Menjëherë, policia është vënë në ndjekje të të dyshuarit, të cilin e ka identifikuar dhe ndaluar pas pak kohe.

“Lidhur me rastin, Policia e Kosovës e ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore dhe operacionale dhe ka arritur që ta identifikojë dhe ndalojë personin e dyshuar F.B mashkull/kosovar i cili është dërguar në stacion policor për t’iu nënshtruar procedurave ligjore”, ka thënë Policia.

Rasti është kompletuar dhe ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar procedurë e rregullt.

Të ngjashme