Ibishi për arrestimet në veri: Vrasja e Oliver Ivanoviqit do të marrë epilog

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 15:45 | Nga Pranvera Behluli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dy zyrtarë serbë janë arrestuar sot pas një aksioni policor në Veri të vendit nën dyshimet  se kanë lidhje me fshehjen e provave të vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Lidhur me këto arrestime ka folur njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, në një prononcim për Ekonomia Online.

Ibishi tha se çështja e vrasjes së Ivanoviqit do të marrë epilog pas këtyre arrestimeve.

Ai tha se Policia e Kosovës dhe AKI-ja po tregon kapacitetet  e veta.

“Arrestimet janë si rrjedhojë e një përcjellje të vazhdueshme  të Inteligjencës së Policisë dhe hetuesve policorë, por edhe AKI-së dhe kjo tregon se Policia e Kosovës edhe AKI-ja po tregojnë kapacitetet e veta. Fatkeqësisht brenda strukturës policore kemi hetues apo shefa të operativës të një rajoni sikurse të një rajoni të brishtë siç është Mitrovica e Veriut, por më mirë është me u ballafaqu me realitetin të tregohet se ata janë të involvuar në fshehjen e gjurmëve, në fshehjen e zbulimit të vrasjes së Ivanoviqit. Mendoj që ajo do të jap rezultat, edhe një është në arrati, por edhe ai me siguri do të vetëdorëzohet dhe me këtë do të rrumbullakohet çështja, do të marr një epilog çështja e vrasjes së Ivanoviqit”, tha ai për Ekonomia Online.  

Ibishi tha se serbët dhe Qeveria e Serbisë e kanë kuptuar tashmë se nuk ka lojë me prapaskenat e tyre.

Ibishi ka lavdëruar organet e sigurisë për këto të arritura derisa ka thënë se lëvdata në lidhje me këto suksese vijnë shpesh edhe nga ndërkombëtarët.

“Me këtë unë dua ta lavdëroj edhe Policinë e Kosovës dhe Shërbimin e Inteligjencës për këtë bashkëpunim dhe për këtë arritje dhe njëkohësisht kjo e vetëdijeson sistemin sepse pa një prerje cezarike në sistem të ndjeshëm sikur që është veriu sepse edhe serbët e kanë kuptuar dhe Qeveria e Serbisë se nuk ka lojë me ato prapaskenat e tyre siç dinë ata t’i bëjnë që Policia e Kosovës në bashkëpunim me AKI-në ia del dhe në momente shumë të ndërlikuara që nganjëherë edhe ndërkombëtarët mbesin pa tekst për këto të arritura, gjegjësisht për këto zbulime që mund të sjellin edhe zbardhjen e këtij rasti”, tha ai për EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme