IKD: Rasti i “fajdesë” tregon dështimin e sistemit të drejtësisë

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 10:45 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka mbajtur konferencë për media ku ka prezantuar raportin “Pavarësia, efikasiteti, llogaridhënia dhe integriteti i Këshillave”.

Gzim Shala nga IKD, tha se Këshillit Gjyqësor i Kosovës (KGjK) dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) janë përballur me mungesë efikasiteti, llogaridhënies dhe integritetit në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

“Ky raport përfshinë rekomandimet për punën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) që kanë ardhur si rezultat nga monitorimi që janë bërë të këtyre dy këshillave”, tha Shala.

“KGjK dhe KPK gjatë periudhës kohore janar-mars 2019 janë përballur me mungesë efikasiteti, llogaridhënie dhe integriteti në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Si rezultat i monitorimit sistematik që janë bërë në dy këshillat vlerësojmë se këto institucione, kompetencat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj nuk kanë qenë në gjendje që t’i zbatojnë në praktikë”.

“KGjK dhe KPK kanë dështuar në miratimin e legjislacionit sekondar që ka qenë obligim nga ligjet e kaluara kanë mbetu një numër i madh i rregulloreve që kanë qenë obligative nga 2015 të miratohen dhe ende nuk është bërë”.

“Transparenca mbetet sfidë për sistemin gjyqësor, është vërejtur edhe mungesë debati përmbajtjesor mes anëtarëve të dy këshillave”.

Ehat Miftataj drejtor në IKD ka folur për rastin e përfolur të fajdeve ku është përmendur edhe emri i kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Ai tha se ky rast pikërisht tregon dështimin e tërë sistemit të drejtësisë, raporton EO.

“Rasti i fajdeve është rasti më prezentativ që tregon dëshmitë e sistemit të drejtësisë të KGjK dhe KPK, nëse bëjmë analizë se si është trajtuar ky rast nga 2013 dëshmon lidhjen e grupeve të interesit dhe kriminale me sistemin e drejtësisë, policisë e gjykatave”, tha ai.

“Do duhej të trajtohej në mënyrën më profesionale të mundshme që kanë në dispozicion dhe të shikojnë se si është trajtuar ky rast, cilat janë shkeljet e prokurorëve dhe gjyqtarëve në këtë rast që është ngrit aktakuzë dhe për 2 vjet e gjysmë nuk është caktuar ende asnjë seancë gjyqësore për këtë rast”, tha Miftataj.

Lexo më shumë:

Të ngjashme