Integriteti i prokurorëve e gjyqtarëve parakusht për shtet ligjor

Prishtinë | 14 Dhj 2017 | 10:27 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja FOL, Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar Ligjor (CILC) dhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kanë prezantuar hulumtimin “Skenimi i Integritetit për Gjyqësorin dhe Prokurorinë”, raporton Ekonomia Online.

Eva Erren, nga qendra për bashkëpunim ndërkombëtar ligjor dhe menaxherë e projektit, tha se ky raport mund të jetë kontribut i mirë për sistemin gjyqësor në Kosovë.

“Hulumtuesit kanë caktuar pjesën ku është dhënë  hapësirë integritetit në Holandë, kodet e mjeljes janë hartuar dhe është bërë një vend cilësor për sistemin e drejtësisë dhe kemi ardhur në konstatime të njëjta pas skanimit të sistemit gjyqësor të Kosovës”.

“Do të mundemi të bëjmë hapa të bëjmë veprime të mirëpresim të ketë aktivitete sa i përket  kodit të etikës për sistemi gjyqësor dhe prokurorial për këtë raport. Ky raport mund të jetë kontribut i mirë për sistemin gjyqësor në Kosovë”.

Gerrie Willems, ambasadore e Holandës në Kosovë, ky raport thekson integritetin e dy institucioneve më të rëndësishme KGjK dhe KPK.

Sipas Willems integriteti i prokurorëve e gjyqtarëve është parakusht për shtet ligjor, raporton EO.

“Integriteti në Kosovë është një pjesë përbërëse e sundimit të ligjit dhe integritetit është parakusht për një funksion të mirë të ligjit. Respektimi i vlerave thelbësore të sundimi të ligjit është demokracia dhe ne fokusohemi në vlera se ne besojmë që ato kanë parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës, këto vlera janë sjell në jetë në një shoqëri pluralistet gjerë siç jemi në Kosovë, janë themelore se sigurojnë garanci për qytetarët tanë dhe funksionimin e garancisë sonë”.

“Zbatimi i parimeve të qeverisjes, parimi i qeverisjes ku institucionet publike dhe private dhe vet shteti janë llogaridhënëse i cili publikisht pranohet. Integriteti është i rëndësishëm, sepse së bashku me paanshmërinë është parakusht për vendosjen e një sistemi funksional gjyqësor. Ky raport do ndihmojë Kosovën dhe sektorin e drejtësisë të mbajnë hapa përfshirës për të gjetur gjëra të rëndësishme që përfshin gjërat e integrimit”.

Nehat Idrizi, kryesues i KGJK-së, tha se do të marrin parasysh të gjitha rekomandimet që ndihmojnë në efikasitet, transparencë dhe në menaxhimin e lëndëve.

“Sistemi gjyqësor sot mbetet nga akterët institucional më i kritikuar nga njerëzit e jashtëm të cilët nuk kanë shumë dijeni për gjyqësorin në Kosovë. Ne si KGjK do t’i marrim parasysh të gjitha rekomandimet që ndihmojnë efikasitetin KGjK në transparencë në menaxhimi e lëndëve. Një gjyqtar të jetë profesionit i mirë nuk mund të jetë nëse i mungon integriteti”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme