“Interpoli heq nga lista e të kërkuarve ish-ushtarët e UÇK-së”

Prishtinë | 27 Shk 2018 | 14:16 | Nga Donika Osma Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka raportuar para komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.

Sefaj më këtë rast ka njoftuar se për anëtarësimin e Kosovës në Interpol do të votohet në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme në Dubai në muajin nëntor.

Sefja ka njoftuar gjithashtu se ka marrë konfirmim se Interpol ka aprovuar heqjen emrave të personave nga jeta politike nga lista e Interpolit.

“… kemi pasur kërkesën që të bëhet edhe eliminimi dhe anulimi i emrave nga jeta politike të Kosovës dhe asaj shoqërore, të cilët ishin të kërkuar nga Interpol. Kemi kërkuar të eliminohen këta emra sepse kishim të bëjmë me kryeministrin por edhe me disa anëtarë tjerë të shoqërisë sonë. Kemi kërkuar të paktën të kemi një kohë të caktuar se kur do të bëhet kjo”.

“Ata na kanë përsëritur se do të bëhet shumë shpejt. he dy ditë pasi jemi kthyer nga Lion ata na kanë kontaktuar drejtpërdrejt dhe na kanë treguar se është aprovuar anulimi i emrave nga lista e të kërkuarve”.

Vjosa Osmani, kryetare e komisionit pyeti Ministrinë e Punëve të Brendshme se lista e Interpolit është pezulluar apo është fshirë.

“A është fshi lista e të përfshirëve në Interpol apo vetëm është pezulluar”.

Veton Elshani, drejtor për bashkëpunim ndërkombëtarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tha se asnjë kosovarë nuk gjendet në listën e Interpolit për krim të organizuar, gjenocid e terrorizëm.

“Asnjë kosovarë nuk gjendet në listë të kërkimit për krim ë organizuar, terrorizëm,  për gjenocid e të tjera”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme