Ish-komandanti Tara ftohet si i dyshuar në Gjykatën Speciale

Prishtinë | 16 Jan 2019 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i Brigadës 124 të Rahovecit, Ismet Tara, i njohur si komandant Hoxha, është ftuar nga Gjykata Speciale.

Tara është ftuar në cilësinë e të akuzuarit nga Gjykata Speciale për intervistë më 17 shkurt, pikërisht në ditën e pavarësisë së Kosovës, raporton Rahoveci24.

Komandant Hoxhës ftesa i ka ardhur më 20 dhjetor. Intervistimi i tij do të zhvillohet në Hagë,

“Ndihem krenar për ndihmën e madhe të pakompromis të popullit shqiptar dhe me luftën e luftëtarëve për lirinë e Kosovës”, ka thënë Tara.

Pak ditë më parë u intervistua nga prokuroria speciale edhe Sabajdin Cena.

Dy ditë me radhë është intervistuar ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ndërsa sot ka ka filluar intervistimi i Sami Lushtakut, ish-komandant i Zonës së Drenicës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme