Ish-ministri Sefaj raporton për dëbimin e turqve pa praninë e medieve

Prishtinë | 05 Dhj 2018 | 10:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka kërkuar që intervistimi i tij nga Komisioni parlamentar hetimor rreth deportimit të gjashtë turqve nga Kosova për në Turqi, të bëhet pa praninë e mediave.

Sefaj ka kërkuar falje për pamundësinë që të vinte më herët për intervistim, por është arsyetuar se ka pasur angazhime të shumta jashtë Kosovës.

“Kërkoj falje që s’kam ardhur me kohë të raportojnë, por isha me të vërtetë jashtë vendit dhe nuk kam mundur të vijë”.

“E krejt diskursi i këtij muhabeti ka nisur prej një publikimi të një dokumenti konfedencial që ka qenë dhe kërkoj që mediet të mos jenë të pranishme, ju kërkoj falje për fjalë bëhet për diçka shumë të ndjeshme dhe konfedenciale”.

Policia e Kosovës kishte arrestuar në mars të këtij viti gjashtë shtetas turq, punëtorë të kolegjit Mehmet Akif, shkollë e cila është pjesë e rrjetit të shkollave të klerikut Fetullah Gulen, i cili kërkohet nga Turqia me akuzën se qëndron prapa puçit të dështuar në këtë shtet dy vjet më parë. Arrestimi kishte ndodhur pas një bashkëpunimi me inteligjencën turke.

Mësuesit e kolegjit “Mehmet Akif” në Kosovë, Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Husein Gunakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina dyshohet se janë pjesëtar të organizatës “FETO”.

Pas arrestimit të shtetasve turq, kryeministri Ramush Haradinaj kishte shkarkuar nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashi.

Në fund të muajit tetor, Komisioni Parlamentar për hetimin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq të deportuar nga Kosova në Turqi, nisi punën me intervistimin e zyrtarëve policorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme