Jepen detaje për aksionin në veri, Hoxha thotë se Radojiçiqi ka ndikim në struktura e shtetit

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 14:18 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës në veri të vendit, ka arrestuar hetuesin policor, Rade Basara dhe djalin e shefit të operativës së policisë për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq.

Kurse Bojiq, shef i operativës në veri është duke u kërkuar nga Policia.

Ata po dyshohen për krim të organizuar, pjesëmarrje në fshehjen e provave dhe veprimtarive tjera që kanë të bëjnë me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, raporton Ekonomia Online.

Rade Basara, i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare që lidhet me hetimet e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, me të mbërritur në Prishtinë, rreth orës 10:00 të mëngjesit u dërgua në Prokurorinë Speciale, ku edhe u intervistua nga prokurori i rastit Sylë Hoxha.

Menjëherë pas intervistimeve, në një konferencë për medie, dolën prokurori rastit, Sylë Hoxha dhe zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

Prokurori i rastit Sylë Hoxha tha se ka parashtruar kërkesë për paraburgim në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

“Prokuroria Speciale me 14 tetor ka marrë vendim për zgjerim të hetimeve ndaj dy zyrtarëve policor, sot gjatë orëve të hershme është arrestuar njëri nga të ndërsa personi tjetër është në kërkim, hetimet janë zgjeruar për veprat penale pjesëmarrje në krimin e organizuar dhe keqpërdorim i pozitës njërin person e kam intervistuar sot paradite dhe kam parashtrua në Gjykatë Themelore kërkesën për paraburgim”.

Hoxha më tej ka shtuar se i dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanoviqit, Milan Radojqiqi ka ndikim në Policinë e Kosovës dhe në struktura tjera të shtetit.

“Ju jeni në dijeni se në veri janë zhvilluar aksione nga grupi kriminal i Milan Radojcicit fhe ka ndikim edhe në Policinë e Kosovës, por edhe në struktura tjera. Këta persona që janë arrestuar i janë përgjigjur urdhrave të tij, këta dyshohen që i kanë fshehur provat për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, por edhe vrasje të tjera”.

“Hetuesit do punojnë në atë drejtim se si i arratisuri ka ikë dhe ku e ka marrë informacionin, ndërsa për policin hetues, ne kemi prova të mjaftueshme që ai ka zhvillu veprimtari policore. Milan Radojeçiq ka marrë një rol për pjesën veriore dhe ka udhëhequr me grupet kriminale. Përveç vrasjes së Ivanoviqit ne i kemi edhe disa raste që mund të dalin se ato raste nuk janë zbuluar dhe hetimet nuk janë zhvilluar mirë nga këta hetues policorë, ata kanë qenë më shumë në urdhrat e Radojqiqit se sa pozitës së tyre zyrtare”.

Hoxha u shpreh se pretendimet e medieve serbe se aksioni u zhvillua si pasojë e ngjarjes së djeshme, pra atë të tërheqjes së Kosovës nga aplikimi në Interpol, bien poshtë.

Sipas Hoxhës Prokuroria dhe Policia vetëm i kanë kryer detyrat e tyre dhe aksionet e tyre.

“Ne i kemi oraret e punës ashtu si i grumbullojmë  provat dhe ato janë manipulime të tyre dhe unë po ju them se ne edhe më parë kemi kërkuar nga organet e Policisë së Serbisë, por ata nuk kanë bashkëpunuar me ne”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se aksioni ka ndodhur në tri lokacione në veri, ku janë kryer kontrolle dhe bastisje ndaj personave të dyshuar lidhur me vepra të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

“Sot policia e Kosovë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata themelore ka lëshuar një operacion që lidhet me rastin e vrarjes së Oliver Ivanoviçit, ky operacion ka përfshirë 3 lokacione në veri të Mitrovicës”.

“Në vasë të urdhër kontrollit u arrestua i dyshuari zyrtar policor R.B përderisa i dyshuari i dytë zyrtar policor që ka qenë në kërkim nuk është hasë nga policia, është arrestuar edhe një person tjetër që nuk ka qenë i përfshire në kërkim por atij i është gjetur një armë. Janë konfiskuar 6 armë, 2 armë zyrtare por edhe pajisje të tjera”.

“Ne si Polici e Kosovës pjesë të operacionit kemi pas edhe policët në kufi, Policia e Kosovës i ka adresuar informacionet edhe te shtetet tjera pasi në medie është thënë që ai është në Mal të Zi, por ne kemi kërkuar edhe nga shtetet e tjera informacione dhe bashkëpunim”.

Ndryshe Milan Radoiçiq, është ende gjithashtu në kërkim si i dyshuar për vrasjen e politikanit serb. Oliver Ivanoviq.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/1313954895473911
Lexo më shumë:

Të ngjashme