Kadaj-Bujupi nuk tregon çka u diskutua në komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së

Prishtinë | 12 Shk 2018 | 11:34 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka mbajtur mbledhjen e radhës, raporton Ekonomia Online.

Komisioni ka zhvilluar punimet pa praninë e medieve, ndërsa për atë se çka u diskutua aty nuk ka dashur që të komentoj kryetarja e komisionit Donika Kadaj-Bujupi.

“Ishte takimi i mbyllur për media rrjedhimisht nuk mundem me nda informata më shumë”, tha ajo.

Në mbledhjen e Komisionit, për dallim nga mbledhjet e tjera ishte e pranishme edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Teuta Rugova.

Lexo më shumë:

Të ngjashme