Kamioni rrëzon shtyllën në kryeqytet, rrezikon banorët

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 16:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një shtyllë është rrezuar në Lagjen e Muhaxhirëve në Prishtinë, duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve nga rrëzimi i saj.

Ekipi i Ekonomia Online ka qëndruar në këtë lagje për të mësuar shkaqet e këtij rasti.

Qytetari Idriz Statovci i cili eshë banor i kësaj lagje, ka treguar se shtylla që është rrëzuar ka qenë e vjetër dhe e kalbur.

Ndërsa shkaku sipas tij ka qenë një kamion i betonit i cili ka prekur telat dhe ka bërë që kjo shtyllë të rrëzohet.

“Është rrëzuar për shkak se kamionët duke ardhur me beton e kanë prek, disa herë është prekur nga kamionët veç sot ka qenë momenti dhe është rrëzuar, jetën e qytetarëve nuk e ka kërcënuar por ka qenë që ka qenë banderi i kalbur dhe kabllot shumë poshtë dhe kabllot gjithmonë e kanë rrokë. Banorët si ka penguar kurrë kjo kabull por kamionët me lartësi të mëdha aty ka qenë problemi. Dëme nuk ka pasur  asgjë vetëm rruga që është bllokuar”, thotë ai.

Derisa po qëndronte ekipi i EO, janë parë punëtorë të një kompanie interneti, rrjeti i të cilës ka qenë i vendosur në shtyllën që tashmë është rrëzuar.

Ata nuk pranuan të prononcohen para kamerës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme