Kapen duke luajtur lojëra të fatit, katër të arrestuar

Prishtinë | 13 Tet 2019 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Katër persona janë arrestuar dje në Gjakovë pasi janë kapur duke luajtur lojëra të fatit, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë të cilët nga njësiti policor janë hasur duke luajtur lojëra fati në një lokal pa emër, pronari i të cilit lokal nuk kishte qenë aty dhe nuk është identifikuar”, thuhet në komunikatë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë konfiskuar: tre monitorë, një server i kamerave, një dreambox, një roter dhe 170 euro para të gatshme që kishin qenë në aparate të lojërave, thotë PK.

Përveç njësive policore në atë lokacion kanë dalë edhe zyrtarët e doganës së Kosovës të cilët e kanë bërë konfiskimin e tre aparateve të lojërave të fatit si dhe inspektorët komunal që e kanë mbyllë lokalin.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme