Kërkohet caktim i paraburgimit për 15 persona nga prokuroritë themelore

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Prishtinë, 9 janar 2022 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë katërmbëdhjetë (14) kërkesa për caktim të paraburgimit të pesëmbëdhjetë (15) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona dhe ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë tre (3) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave.


Të ngjashme