Prokuroria kërkon që të dyshuarave për pjesëmarrje në terrorizëm t’iu caktohet masa e arrestit shtëpiak

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 18:50 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokatja Fehmije Gashi Bytyqi, avokate e të dyshuarës për pjesëmarrje në terrorizëm emri i së cilës është Nagjije Hasanaj, tha se prokurorja e rastit ka kërkuar dhe propozuar që ndaj 32 të dyshuarave të caktohet masa e arrestit shtëpiak.

Avokatet e të dyshuarave kanë kërkuar një masë më të lehtë siç është paraqitja e tyre në stacione policore pasi që sipas Bytyqit shumë prej tyre kanë fëmijë të sëmurë, raporton Ekonomia Online.

“Sot Gjykata Themelore na ka thirrë neve avokateve kryesisht femrat që i kemi mbrojtë sipas detyrës zyrtare gratë që janë kthyer nga Siria dhe ne ju kemi përgjigjë gjykatës. Është ende në proces duke u mbajt seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë të të pandehurve në procedurë, prokurorja e rastit ka pasur konsideratë duke pasur parasyshë rrethanat dhe prokuria kishte kërkuar që tu caktohet masa e arrestit shtëpiak për fatin e mirë më familjen e të afërmve të të dyshuarve kanë vend mirëpo është në mandatin e avokatës që me kundërshtu çfarëdo mase që e propozon prokuroria speciale në këtë rast, ashtu që unë dhe kolegët e tjera kërkuam masë më alternative siç është paraqitja e këtyre grave në stacionet policore për arsye se këto gra dje janë sistemu në shtëpitë e tyre pasi ato kanë nevojë të kryjnë shumë aktivitete dhe nëse shkelet masa e arrestit shtëpiak ajo automatimisht kalon në masën e paraburgimit. Nëse gjykata e aprovon këtë masë do jetë më e lehtë mbrojtja e tyre. Ato 10 të dyshuara akuzohen për pjesëmarrje në grupe terroriste.”

Ndërkaq, ka përfunduar seanca dëgjimore për 10 të dyshuarat për pjesëmarrje në terrorizëm.

Pjesa e dytë e seancës dëgjimore për gratë e kthyera nga Siria do vazhdojë nesër ku pritet të intervistohen edhe 22 gra të tjera.

Lexo më shumë:

Të ngjashme