Kërkon nga gruaja që ta pastrojë shtëpinë, më pas e rrah së bashku me vajzën

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Y.P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij.

“Nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se me datë 07 qershor, në Prizren, i pandehuri Y.P., fillimisht kishte hyrë në dhomën e bashkëshortes së tij, nga e cila kërkoi që të pastrojë shtëpinë, e cila i kishte thënë se e ka pastruar. Në atë moment ai e ka goditur me grushte prapa në pjesën e kokës dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit”.

“Po ashtu, në ato momente e ka goditur edhe vajzën e tij, duke e kapur për flokësh dhe më pas e ka goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në komunikatë.

Gjykata po ashtu bën të ditur se për sqarimin e rastit duhet të merren edhe veprime tjera si; të dëgjohen të dëmtuarat, të merret ekspertiza përkatëse lidhur me lëndimet dhe veprimet tjera me qëllim të zbardhjes së rastit.

Të ngjashme