KFOR-i me komandant të ri, italiani D’Addario pasohet nga bashkëkombësi Risi

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 10:54 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjeneralmajor Michele Risi u emërua komandant i KFOR-it në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ndërrimi i komandës se KFOR-it ndërmjet komandantit të deritanishëm Lorenzo D’Addario te Michele Risi u bë me një ceremoni solemne.

Major Gjeneral DADDARIO, tha se ishte kënaqësi dhe privilegj që të shërbejë në Kosovë, teksa falënderoi të gjithë ata që e përkrahen në rrugëtimin e tij në këtë forcë.

“Ishte nder i madh përvojë e mirë dhe punë jashtëzakonisht e rëndësishme. Do të jem gjithmonë mirënjohës autoriteteve të mia kombëtare që më përzgjodhën për këtë pozitë. Është detyrë shpërblyese për një oficer të NATO-s, por edhe kulminacion i tregimit personal dhe profesional të filluar në verën e vitit 1999 si oficer i ri shtabor këtu në Prishtinë, e më pas në vitin 2004 si komandant i Batalionit në Perëndim. Tregimi im përfshinë edhe familjen time që gjithmonë më ka mbështetur me krenari”, tha ai.

Më tej ai shtoi se KFOR-i do të vazhdojë të shërbejë paanshëm dhe me profesionalizëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

“Popullit të Kosovës me dashuri i uroj më të mirat. KFOR-i do vazhdojë t’ju shërbeje, paanshëm dhe me pasion, në rrugën e përparimit enorm të arritur deri me tani. Pata kënaqësi të ecja me ju në këtë udhëtim dhe ju uroj të gjithëve sukses e prosperitet dhe të ardhme qe meritoni. Di të me marr malli për ju”, u shpreh ai.

Presidenti Hashim Thaci, në fjalën e tij shprehu falënderimin për komandantin e deritanishëm, teksa i uroi punë të mbarë komandantit të ri.

“Prandaj D’Addori më lejo t’ju falënderoj për punën qe keni bërë. Angazhimi juaj kë bërë një jetë më të mirë për qytetarë. Ju gjeneral Risi mirë se keni ardhur në Kosovë. Shpresoj qe keni me dhënë ndihmën e njëjtë. Edhe pas 20 vjetësh KFOR-i vazhdon të jetë një prej organizatave që gëzon besim në Kosovë, kjo falë punës profesionale qe kanë bërë. Bashkëpunimi përkrahja, besimi, paqja janë vlera qe janë krijuar me KFOR-in. Këto vlera i ka provokuar çdo komandat dhe ushtat dhe këtë e ka bërë D-‘ADdario, të cilit i jemi falënderues.”, theksoi ai.

Major Gjeneral Risi tha se është nder i veçantë të qëndrojë këtu para të pranishmëve si komandant i radhës i Forcës se Kosovës të udhëhequr nga NATO-ja dhe të jetë pasues i udhëheqësve të shkëlqyeshëm të cilët i kontribuon sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës, gjatë këtyre njëzet vjetëve të fundit.

“Falënderoj Ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Mbrojtjes së Italisë për besimin e veçantë që ma dhanë duke më caktuar në këtë pozitë. Ndjehem i nderuar dhe me përulje e marr këtë përgjegjësi të madhe në këtë komande të qenësishme”, tha Risi, duke falënderuar paraardhësin e tij Gjeneralmajor Lorenzo D’ADDARIO.

Në ëktë ceremoni ishte i pranishëm edhe Admirali i NATO-s, James G. FOGGO i dëshiroi mirëseardhje majorit Michele RISi.

Ai tha se komandanti i ri është një ushtarak i suksesshëm i cili shërbeu edhe në NATO.

“Një ushtar i arritur ai vjen në KFOR nga Brukseli si keshilltar i Mbrojtjes i Përfaqësuesit Permanent të Italisë. Ai e njeh NATO-n dhe është i pajisur mirë për suksesin e misionit. Ai ka mbajtur pozicione kryesore drejtuese në nivelin taktik, operacional dhe strategjik të ushtrisë italiane, NATO-s dhe Kombeve te Bashkuara. “, tha ai.

James G. FOGGO tha se dita e sotme shërben si kujtesë e angazhimit të palëkundur të NATO-s në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Ky është një mision i rëndësishëm dhe i qëndrueshëm i autorizuar nga Këshilli i Atlantikut të Veriut dy dekadë më parë, në qershor të vitit 1999. Misioni ynë udhëhiqet nga korniza e Rezolutes 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar e cila autorizon një prani ndërkombëtare të sigurisë me përgjegjësi për të parandaluar, demilitarizuar, për të krijuar një mjedis te qetë dhe garantuar rendin dhe sigurinë publike. NATO i është përgjigjur thirrjes duke dërguar Forcën e Kosovës të përbërë prej 50.000 burrave dhe grave nga kombet aleate dhe partnere të NATO-s. Dhe KFOR-i i NATO-s ka qenë këtu qe nga atëherë. Për më shumë se dy dekada paqeruajtësit kanë mbështetur pa pushim një mjedis të qete dhe te sigurt si dhe lirinë e lëvizjes për te gjithë njerëzit e Kosovës”, tha FOGGO.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe udhëheqës instuticional të vendit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj si dhe prirës fetarë.

I pranishëm është edhe kryeministri në ardhje Albin Kurti, raporton EO.

Gjithashtu ceremoninë e përcollën ambasadori amerikan Philp Kossnet ai britanik Nicolas Abbot si dhe Nataliya Apostolava, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme