Komisioni kërkon procedimin në Kuvend të Projektligjit për FSK-së

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 14:04 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka diskutuar për Projektligjin për FSK-në.

Në komision u tha se Projektligji për FSK-në do të procedohet në Kuvend, pavarësisht shmangieve ligjore që Kryesia bëri kur atë ia dërgoi Komisionit Parlamentar, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit, Daut Haradinaj, tha se Kryesia e Kuvendit vetëm ua ka dërguar shkresën për projektligjin, pa sqaruar se çka duhet të bëhet me të.

“Ne do ta procedojmë atë në Kuvend, duhet të hyjë për lexim të parë. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje edhe për votim, nëse deputetët serbë nuk e votojnë këtë ligj, duhet të kemi zgjidhje dhe të vazhdojmë tutje”, ka deklaruar Haradinaj.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, tha se presidenti Thaçi nuk është tërhequr nga ligji për ushtrinë, por vetëm ka kërkuar nga kryesia e Kuvendit që mos të futet në rend dite. Ai shtoi se deputetët nuk do ta ndalin këtë ligj.

“Unë mendoj se iniciuesi i këtij ligji nuk është tërhequr. Ai vetëm ka dërguar një shkresë në Kryesi ku ka thënë se të mos futet njëherë në rend dite. Në të kundërtën të gjithë deputetët e Parlamentit duhet ta përkrahin këtë iniciativë dhe të mos e ndalin ligjin për transformimin e FSK-së”, ka thënë Selimi.

Deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi, dhe ai i PDK-së, Fatmri Shurdhaj, thanë se ende nuk ka ardhur deklarata financiare nga Qeveria rreth projektligjit për FSK-në.

Deputeti Shurdhaj ka thënë se nuk është mirë që çështja e Ushtrisë të flitet nga njerëz të cilët dëshirojnë të promovohen.

“Dua të shtoj se mos të bëhen debate të kota publike vetëm për promovime personale, sepse ushtria  është interes shtetëror. Qeveria e ka obligim shtetëror Ushtrinë dhe jo kur t’i mbushet mendja Qeverisë dhe minoriteteve me bë ushtrinë. E kemi obligim ta dërgojmë këtë ligj në Kuvend dhe jo të tërhiqemi. E, a kalon apo jo, kjo i takon Kuvendit”, tha Shurdhaj.

Komisioni do të mblidhet brenda afatit ligjor për të shqyrtuar atë.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme