Komisioni për Siguri e informon Akademinë e Forcave shqiptare për sfidat dhe arritjet e FSK-së

Prishtinë | 05 Tet 2021 | 12:41 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka takuar pjesëmarrësit e Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.

Interesimi për tw pyetur për punën e Komisionit ishte i madh. Anëtarët e këtij Komisioni, informuan në detaje për punën e tyre, teksa u shprehen se synim i tyre është ndërtimi i një force ushtarake paqeruajtëse në vend.

Atashehu në Kosovë, Altin Kurti, pyeti për fokusimin e këtij Komisioni që lidhen me sigurinë në vend.

“Në këtë kontekst, dua të di për një forcë të përbashkët nw FSK, ku është fokusuar ky Komision”, pyeti ai.

E kryetari i këtij Komisioni, Enver Dugolli, tha se e kanë votuar amandamentimin për dërgimin e FSK-së jashtë vendit.

“Është e vërtetë se ka ardh amandamentimi për dërgimin e FSK-së jashtë vendit, ështw votuar në parim, më pastaj do të dërgohet për lexim tw parë në Komision e më pastaj besojmë se do ta votojmë edhe në lexim të dytë”.

“Të gjitha ligjet që vijnë nga Qeveria, e posaçërisht ai për komisionerin për FSK, ta shtyjmë përpara. Ne punojmë pa marrë parasysh pozitë e opozitë kur është në pyetje çështja e mbrojtjes”, tha ai.

Ai tha se synim i këtij komisioni është që Policia ushtarake të jetë më e re, krahasuar më moshën që e kanë sot.

Elmi Reçica nga PDK-ja, tha se me punën e tyre synojnë ta ndihmojnë FSK-në.

“Normal që respekti për shtetin shqiptar është i jashtëzakonisht i çmuar dhe i dëshmuar. Ne në përkrahje të NATO-s e përfaqësuesve të saj, kemi fituar lirinë. Ju keni dhënë kuadro me dijen e juaj të vlerësuar”.

“FSK është krijuar orej NATO dhe natyrisht ndihmohet prej saj. Ne do të veprojmë që ta ndihmojmë që puna jonë ta ndihmojë punën e FSK-së”, u shpreh Reçica.

E për sfidat që po kalon FSK-ja në kuadër të sigurisë, pyeti Kolonele Vehbije Kuti. Përgjigje mori nga kryetari i këtij Komisioni, raporton EO.

“Sfidat kanë qenë të shumta, siç janë ato bazike, mbështetja me buxhet, edhe ajo me ndryshimin për ligjin, e cila është transformuar nga Trupat Mbrojtëse në FSK”, tha Dugolli.

Anëtarët e Komisionit kërkuan ndihmë që FSK-ja të anëtarësohet në NATO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme