Kosova ka shënuar progres në avancimin e mbrojtjes së viktimave të krimit

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 11:52 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jean Hubett Lebet, tha se në 10 vjetët e fundit Kosova po njihet në rajon për avancimin e mbrojtjes së viktimave, raporton Ekonomia Online.

“Kosova duhet t’i zbatojë në mënyrë të vazhdueshme urdhrat për mbrojtjen e dhunës në familje. ShBA e ka mbështetur me krenari Kosovën financiarisht në nismat për mbrojtjen e viktimave. Në vetëm 10 vjetët e fundit Kosova është bërë e njohur në rajon në avancimin për mbrojtën e viktimave. Ne i kuptojmë sfidat që përballen viktimat e krimit dhe i përkrahim ata që i mbrojmë këto viktima”.

Zëvendësambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Katarina Stchocker, tha se autoritet kosovare duhet të sigurohen që sundimi i ligjit të zbatohet.

“Zvicra mbështet Kosovën në mënyra indirekte në fushën e drejtësisë të viktimave. Korrupsioni dhe krimet financiare pengojnë zhvillimin dhe pengojnë ndikimin e tregut të punës. Kemi një numër të vogël të konfiskimit të pasurisë. Zyrtarët po përfitojnë nga krimi. Kosova ka mjetet e veta dhe është me rëndësi që këto instrumente të përdorin dhe që qytetarët të shohin përfitimet nga këto. Ne i inkurajojmë autoritetet kosovare që të sigurojnë që sundimi i ligjit të zbatohet”, tha ajo, raporton EO.

Këto komente ata i bënë me rastin e 10-vjetorit të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me ç‘rast u mbajt Konferenca Ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme