KPK-ja kërkon edhe mbi 3 milionë euro shtesë për vitin 2020

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 15:01 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka kërkuar edhe mbi 3 milionë euro shtesë për buxhetin e vitit 2020, raporton Ekonomia Online. Buxheti aktual i këtij institucioni është 15 milionë euro.

Kryesuesja e komisionit për Buxhet financa dhe personel në KPK, Dëshirë Jusaj, tha se kërkesa për buxhet për vitet 2020 deri në vitin 2022 përfshin hyrjen, misionin, situatën aktuale, objektivat strategjike, nevoja për staf etj.

Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, Lavdim Krasniqi, tha se me ndryshimet e ligjeve duhen edhe mjete financiare shtesë.

“Kufijtë buxhetor nga Ministria e Financave lidhet me kategorinë e kapitaleve të cilat janë në kuadër të plotësimit të nevojave dhe nuk kemi nevoja shtesë, arsyeja pse kemi ne kërkesë shtesë për paga dhe mëditje është i nevojshëm i prokurorëve dhe stafit që kërkohet me aktet e tjera ndryshimet që kanë sjellë ndryshimet e ligjeve“, tha ai.

Ai tha se kërkohen edhe mbi 3 milionë buxhet më tepër se sa ka tani KPK-ja.

“Kërkesa për shërbime dhe mallra është mbi 3 milionë euro më tepër se sa buxheti aktual i KPK-së që është 15 milionë, kërkesa është të jetë mbi 18 milionë për 2020”, tha Krasniqi.

Në këtë mbledhje u miratua edhe Rregullorja për Përgjegjësinë disiplinore të prokurorëve.

Kryesuesi i Komisionit për çështje normative, Zejnullah Gashi, tha se kjo rregullore është shumë e rëndësishme ngase do të ndikojë në rritjen e llogaridhënies së prokurorëve.

“Komisioni për çështje normative ka përgatitur rregulloren për përgjegjësitë disiplinore të prokurorëve, pas pranimit të rregullores nga grupi punues që kanë bërë draftimim e rregullores, komisioni ka mbajtur dy takime për të shqyrtuar bazën juridike, të analizoj dhe vlerësoj përshtatshmërinë e rregullores me ligjet tjera dhe ato që lidhen me metodologjinë e hartimit të saj”, tha Gashi.

“Qëllimi i rregullores është përcaktimi dhe definimi i procesit për pranimin dhe shqyrtimin dhe vendosjen e ankesave për shkelje disiplinore të prokurorëve, kjo rregullore është me rëndësi të jashtëzakonshme për sistemin prokurorial që do kontribuoj në rritjen e llogaridhënies të prokurorëve brenda sistemit për shkeljet e supozuara”, tha Gashi.

Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, shpreson se me kjo rregullore do të sjellë risi në zbatimin e etikes dhe aspekte tjera profesionale.

Ai propozoi si ushtrues detyre, prokurorin Kujtim Munishi, si kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë deri sa të bëhet shpallja zyrtare për prokuror të shtetit, raporton EO.

Po ashtu është marrë vendimi që me datën 15 qershor të propozohet tek presidenti, Hashim Thaçi, lirimin e detyrës së prokurorëve të shtetit në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Imer Beka dhe Feti Tunuzliu për shkak të pensionimit.

Ndërsa pikat tjera të rendit të ditës vazhduan me dyer të mbyllura pa medie.

Lexo më shumë:

Të ngjashme