KPK-ja shqyrton mundësinë e rritjes së personelit dhe buxhetit

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 12:03 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur takimin e 169-të, në të cilën u miratua lista e prokurorëve në panele hetimore, raporton Ekonomia Online.

Kjo listë përfshinë 3 grupe me nga 10 anëtarë, ku grupi i parë do të ketë mandat 1 vjeçar, grupi i 2-të me mandat 2 vjeçar dhe grupi i 3-të me mandat 3 vjeçar.

 Kjo listë me emra u miratua fillimisht nga anëtarët e Këshillit Prokurorial me 8 vota  pro dhe 2 abstenime.

Ndërsa grupet se cili do të jetë mandati u përzgjodhën përmes shortit.

Në këto panele nuk do të ketë anëtarë të Këshillit Prokurorial. Paneli do të përbëhet nga 3 anëtarë që do të vinë nga prokuroritë tjera dhe jo nga prokuroritë ku hetohen.

Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe Raporti për Buxhet, Financa dhe Personel.

Kryetarja e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel, Dëshira Hysaj, tha se është shqyrtuar mundësia e rritjes së personelit dhe mundësia e rritjes së buxhetit.

“Kemi mbajtur 5 takime dhe gjatë takimeve të mbajtura, e kemi diskutuar shqyrtimin dhe ndryshimin e raportit për vitin 2018. Komisioni ka shqyrtuar dhe diskutuar për raportin janar- mars 2019, si dhe është shqyrtuar mundësia e rritjes së personelit dhe mundësia e rritjes së buxhetit”, tha ajo, raporton EO.

Kryetari i Këshillimit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hysni, tha se 98% e buxhetit të KPK- së është shpenzuar dhe Auditori ka konstatuar se shpenzimi i buxhetit është në pajtueshmëri me legjislacionin.

“98% e buxhetit të KPK- së është shpenzuar dhe Auditori ka konstatuar se shpenzimi i buxhetit është në pajtueshmëri me legjislacionin. Ky raport është vetëm njoftim nga Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel”, tha ajo, raporton EO.

U diskutua edhe ankesa nga Ibrahim Berisha dhe u vendos që ankesa e prokurorit të hidhet poshtë, pasi për këtë rast ka edhe një padi në Gjykatë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme