Kurti-Brovinës në gjykatë: A e përkrah asociacionin e demarkacionin?

Prishtinë | 01 Dhj 2017 | 11:51 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i VV-së, Albin Kurti, e ka pyetur në gjykatë dëshmitaren deputeten Flora Brovina nëse ajo e përkrah asociacionin e demarkacionin, raporton Ekonomia Online.

“Do ta merrni vesh kur deklarohem në Kuvend. Edhe për këtë çështje gjykata kushtetuese ka dhënë mendimin e vet. Për qëndrime të mia politike nuk jam e thirrur këtu. S’kam nevojë të përgjigjem këtu”, është përgjigjur Brovina.

Me këtë rast ka ndërhyrë gjyqtari Beqir Kalludra. Ai ka sqaruar se pyetjet e të akuzuarit për dëshmitaren nuk kanë të bëjnë me objektin e aktakuzës.

Dëshmon Flora Brovina: Nuk e kam pa Albin Kurtin duke e ndezur gazin

Deputetja Flora Brovina tha se një sprej mjekësor që ajo e mban gjithmonë me vete, ia ka shpëtuar jetën në seancën kur u hodh gaz lotsjellës me Kuvend.

“Unë për veti qysh në kohen kur kam dal nga burgu në vitin 2001, kam dal me diagnozën me probleme me zemër. Mbaj mend se jam kapur për t’u mbajtur për një koleg”.

Ajo nuk ka konfirmuar ta ketë parë Albin Kurtin duke e ndezur gazin, por e ka parë zjarrin dhe tymin.

“Nuk e kam pa Albinin duke e ndez, por kam pa zjarrin si shenjë se diçka po ndizet, e Albini ka qenë duke folur. Unë nuk kam mund me besuar që gazi lotsjellës përdoret në hapësira të mbyllura. Kam menduar që është gaz që përdoret nëpër koncerte”.

Sipas prokurorit Valdet Gashi, Brovina në polici kishte thënë se Albin Kurti e kishte ndezur lotsjellësin.

“Me gjithë vështirësitë, seanca ka vazhduar dhe pas një kohe kam pa Albin Kurtin duke u ulur në parket dhe ka ndez një mjet që tymoste shumë”.

Deliu-Kodra: Kurti tha duhet edhe 50 tjera me i ndez, me kall këtë vend krejt

Deputetja Blerta Deliu-Kodra tha se e ka dëgjuar të akuzuarin Albin Kurti, pasi ka hedhur gaz, të ketë thënë se “duhet edhe 50 tjera me i ndez, me e kall këtë vend krejt”.

“Jam e bindur që e kam dëgjuar këtë. Kjo ka ndodhur kur unë kam qenë te ulësja ende, dhe Kurti ndodhej në pjesën ballore të sallës. Unë jam ndër deputetet e fundit që e kam lëshuar seancën. Në dalje e sipër nga salla kam filluar me vërejt telashe në frymëmarrje”.

Pas përfundimit të dëshmisë së saj, Deliu bëri të ditur se paraqet kërkesë pasurore-juridike. Vendimin ajo e ka marrë pasi deputetët e akuzuar të VV-së e kanë quajtur disa herë radhazi aktore të mirë.

“Cili është roli i juaj më i rëndësishëm që keni pasur në karrierën tuaj prej aktoreje?”, e ka pyetur deputetja Donika Kadaj-Bujupi.

Të njëjtën pyetje ia bëri edhe Faton Topalli rreth aktrimit të saj në këtë rast.

 

 

 

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme