Kush janë gazetarët e arrestuar në Tiranë, i dhanë licencë kabllori fisit Çapja

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Nëntë persona janë arrestuar në Elbasan dhe në Tiranë nga ‘Forca e Ligjit’, mes tyre anëtarë të fisit Çapja dhe dy gazetarë, ndërsa numri i të shoqëruarve ka shkuar mbi 50 deri tani.

Operacioni u zhvillua në kuadër të procedimit penal të regjistruar në 2013 në ngarkim të M.L dhe E.C. dhe që ka rifilluar në 2018. Anëtarët e fisit Çapja akuzohen për organizatë kriminale dhe trafik.

Të arrestuarit nga fisi i njohur në Elbasan janë Florenc Çapja, që akuzohet për vrasje dhe pengmarrje. Gjithashtu janë ekzekutuar masat për H.Gj. të cilit gjatë kontrollit i janë gjetur dy armë zjarri në banesë, por edhe E.C. B.K. A.D. A.N. dhe I.H. E ndërsa Florenc Çapja u arrestua, xhaxhai i tij, Ardjan Çapja u shoqërua, ndërkohë që disa të tjerë janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Në kërkim janë; E.Ç. që është nusja e Ardjan Çapjas dhe E.B. pasi nga kontrolli i banesave të tyre u gjet lëndë narkotike dhe armë të ftohta. Në këtë operacion u arrestuan edhe dy gazetarë, Suela Musta anëtare e AMA-s dhe një tjetër ish-anëtar, pasi sipas prokurorisë kanë ndikuar për dhënien e licencës kabllore për fisin Çapja në Elbasan.

Report Tv mëson se nga banesat dhe ambientet e shumta që janë kontrolluar janë sekuestruar pajisjet në katër televizione kabllore në Elbasan dhe Tropojë, ku u shtri operacioni.

Operacioni në Elbasan dhe Tiranë
RENEA dhe FNSH-ja zhvilluan operacionin blic gjatë natës dhe që zgjati deri në mëngjes në qytetin e Elbasanit dhe Tiranës. Report Tv mëson se mes 50 të shoqëruarve në polici janë Ardjan Çapja, që është pronari i hotel ‘Universit’ dhe disa anëtarë të tjerë të këtij fisi pas kontrollit të banesave të tyre.

Operacioni ka nisur në orën 03:00 të mëngjesit dhe ka zgjatur deri në 09:00, ndërsa policia e Elbasanit është mbajtur larg për shkak të frikës nga dekonspirimi. Blutë e Elbasanit janë njoftuar vetëm pasi RENEA e mbështetur nga FNSH-ja kishte nisur shoqërimet.

Por kush është Ardjan Çapja?
Ardian Çapja është një emër i njohur në qytetin e Elbasanit, por edhe për drejtësinë, pasi ka qenë shoqëruar disa herë, ndërsa në vitin 2017 u ka shpëtuar dy atentateve me armë dhe eksploziv. Ai është pronari i hotel Univesit në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Ardian Capja është vëllai i Sokol Capja, që u ekzekutua në vitin 2005. Si pasojë e përplasjes dhe hasmërisë mes fisit Çapja dhe Mema në dekadën e fundit në Elbasan janë shënuar shumë viktima nga të dy palët, ndërsa shumë ngjarje janë ende pa autorë.

I dhanë licencë kabllore Çapjave, zbulohen emrat e gazetarëve të arrestuar

Report Tv mëson se një nga gazetarët e arrestuar është Suela Musta, aktualisht anëtare e AMA-s (Autoriteti i Medieve Audiovizive). Ndërsa gazetari i dytë është ish-anëtar i AMA-s.

Dy gazetarët mësohen se kanë ndikuar në dhënien e licencës kabllore fisit Çapja në Elbasan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme