Kushtetueses i kërkohet të vlerësojë kushtetutshmërinë e padive për kompensimin e dëmeve të luftës

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 10:03 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Organizata “Ngritja e Zërit” ka hartuar padi, të cilat janë dorëzuar nëpër gjykata në 11 komuna të Kosovës, për kompensimin e dëmeve të luftës të shkaktuara nga Serbia, por që të gjitha janë refuzuar, me arsyetimin se ato nuk janë kompetente të padisin një shtet tjetër.

Jahir Bejta, drejtor i shoqatës, tha se këto anashkalime po bëhen për shkaqe politike.

“Politika kosovare dhe drejtësia kanë dështuar që njëzet vite sepse që njëzet vite nuk e ka nxjerrë ligjin për krime lufte. E dyta nuk e ka përkrahë shoqatën që të shtrihet nëpër komuna prandaj qytetarët obligohen të maltretohen nga qytete të ndryshme”.

“Politika ka dështuar edhe sepse në majat e drejtësisë ka vendosë njerëz pa kredibilitet moral dhe kjo është duke ndikuar që të mos përfillen çështjet. Gjyqësori ka dështuar sepse është duke vepruar në mënyrë të gabuar të depozitave ligjore sepse ajo deklarohet se Serbia ka imunitet dhe nuk mund ta padisë, ky është gabim juridik. Serbia nuk e ka imunitetin derisa ata arrijë një marrëveshje për njohje reciproke”.

“Gjykata Themelor gabimisht e ka zbatuar ligjin. Gjykata e Apelit e ka vazhdu gabimin po ashtu. Kemi bë kërkesë në Gjykatën Supreme dhe në njëjtin avaz refuzon kërkesat tona. E kjo dëshmon se këto janë akte politike”.

“Janë 105 kërkesa për aktin e kushtetutshmërisë dhe kushtetuesja deklarohet se janë të papranueshme.  Për herë të pestë e kemi kërkese paditë dhe presim që kësaj radhe kushtetuesja të na aprovoj kërkesat”.

Ai u ka bërë apel qytetarëve që të ngritin dosjet në gjykata ashtu që të mos falet dëmet nga Serbia gjatë luftës, raporton EO.

“Tani kur është në fazën përmbyllëse dialogu dhe pritet arritja e marrëveshjes frika është që do jetë më e dhimbshme se ajo e Ahrisarit”.

“Ditën që arrihet marrëveshje mund të bllokohet më tej kërkesa për kompensim të dëmit kërkojmë nga qytetarët t’i ngrijnë dosjet nëpër gjykata dhe atëherë nuk kanë të drejtë t’i falin ato dëme për të cilat është ngritë padi”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme