Ky është maturanti që u mbyt nga vetura sot në Gurrakoc (Foto)

Istog | 12 Tet 2018 | 23:33 | Nga Ekonomia Online

Një person ka humbur jetën pasi që është goditur nga një veturë e tipit “Passat” në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Viktima quhet Diamant Osmanaj i lindur në vitin 2001.

Policia ka konfirmuar se D.O. ishte duke ecur në këmbë, kur është goditur nga një veturë “Passat”. Ngjarja ka ndodhur rreth otës 17:20 në lagjen “Osmanaj”.

Ndërsa i dyshimti me inicialet F.B. i lindur në vitin 1985, ka qenë duke e drejtuar automjetin e tipit “Passat” me targa vendore.

17-vjeçari vijonte mësimet në gjimnazin ”Haxhi Zeka” në Istog.

Më poshtë mund të lexoni një postim prekës nga njëri prej shokëve të klasës bërë në rrjetin social Facebook:

Të ngjashme