Lansohet kampanja për legalizimin e armëve, bëhet thirrje për dorëzimin dhe legalizimin e tyre

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 12:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot ka lansuar fushatën për dorëzimin dhe legalizimin e armëve “Me letra, legalizoje armën”, proces ky i cili mund të bëhet nga 17 dhjetori deri në 17 qershor të vitit 2019.

Zv. Ministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka tha se legalizimi i armëve është proces i ndjeshëm, por i nevojshëm, ngase sipas tij legalizimi sjellë më shumë siguri.

“Qeveria e Kosovës gjatë 10 vjetëve të fundit ka marrë masa për të siguruar kontrollin e armëve dhe eksplozivët.  Kur armët analizohen në kontekst të sigurisë dhe kërcënimeve nacionale, lufta ndaj paligjshmërisë ndaj këtij sektori merr një dimension të ri”, tha Zeka, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se Institucionet e Kosovës kanë krijuar mekanizma që rregullojnë posedimin, ndjekjen dhe importin e armëve. Ai tha se Agjencia e Forenzikës është e pajisur me sistemin e teknologjisë dhe gjeneron të dhëna inteligjente.

“Tregtia ilegale dhe krimet me armë janë ulur ndjeshëm me vitet e mëparshme. Kosova ka krijuar mekanizma adekuate për luftimin e trafikimit të armëve. Që nga viti 2008 policia ka konfiskuar 14 mijë e 294  armë dhe 10 e 810 armë janë shkatërruar”, tha Zeka.

AI tha se qeveria e Kosovës me UNDP-në, do të kontribuojnë edhe në sigurinë e armëve.

“Me këtë proces synohet të sigurohet mjedis i sigurt, armët do të futen nën kontroll dhe nuk do të paraqesin rrezik. Republika e Kosovës, për herë të parë ka një fushatë të tillë dhe po bëhet për herë të parë legalizimi i armëve. Nuk kanë nevojë të mbeten në sirtarë të fshehura , kanë nevojë të legalizohen dhe qytetarët të jetojnë lirshëm”, tha Zeka, raporton EO.

Drejtori i departamentit për Hetime, Riza Shillova,  ka shpjeguar dispozitat i këtij ligji dhe afatet kohore për dorëzimin dhe legalizimin e armëve.

“Dispozitat e këtij ligji janë të detyrueshme për të gjitha institucionet e Kosovë dhe për policinë si dhe për të gjithë qytetarët. Afati kohor për legalizimin e armëve do të jetë gjashtë muaj brenda një viti kalendarik. Afati kohorë për dorëzimin e armëve dhe pjesëve të tjera të municionit do të jetë tre muaj brenda dy vjetësh”,ka thënë Shillova.

Ai tha se me anë të kësaj kampanje synohet të ketë një kontroll dhe një trajtim më të mirë të armëve.

“Ne kemi një numër të madh të veprave penale që kryhen si rezultat i përdorimit të armëve. Ne ballafaqohemi më shumë me posedim të armëve se sa me trafikim të armëve”, th ai.

Alessandra Roccasalvo, Përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, tha se kjo organizatë është duke e mbështetur këtë kampanjë financiarisht me disa partner.

“ Situata për armë të vogla, në tërë botën por edhe në Ballkan , posedimi i armëve të vogla po vret jetë dhe kontrolli është diçka që të gjithë e kanë. Dhe, kjo do të ndihmojë që mos të ketë më armë ilegale. UNDP-ja është e përkushtuar për të promovuar konceptin e sigurisë njerëzore. Kosova është e vogël dhe ka një përparësi që ta përmbushë këtë standard. Kemi bërë punë të ngjashme gjatë 10-15 viteve të fundit me MBP-në”, tha ajo.

“Ju lutem armët mos i sillni në UNDP sepse ato nuk e kanë vendin aty, ne vetëm po i ndihmojmë  MPB-në dhe policinë”, tha ajo.

 

 

 

 

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme