Lumezi arsyetohet pse s’ka aktakuza për korrupsion: Hetimet zgjasin deri në 2 vjet

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 12:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se edhe pse nuk ka pasur aktakuza të profilit të lartë, ka pasur hetime nga prokuorët, raporton Ekonomia Online.

Ai në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) ka shtuar se hetimet zgjasin edhe 2 vjet me mundësi që të vazhdohen edhe 6 muaj. Por që ka kërkuar që puna e prokurorëve të jetë më aktive.

“Mundem me thanë që është bërë mjaft. Nuk duhet me na shqetësuar shumë fakti që nuk kemi pasur aktakuza të zyrtarëve të lartë edhe pse kemi pasur, kemi pasur për një ish-ministër, sekretar të përgjithshëm”.

“Prokuroret kanë ndërmarrë veprime hetimore në disa raste. Hetimet zgjasin dy vjet me mundësi vazhdimi edhe për 6 muaj kështu që unë besoj që në vitin 2020 do të këtë aktakuza nëse ka prova. Puna e prokurorëve duhet me qenë me aktive”.

Lura Pula, anëtarë e grupit punues në lëndët për korrupsion dhe krime ekonomike, tha se në fund të vitit 2019 kanë mbetur pa përfunduar 260 lëndën me 800 persona.

“Në fillimin e vitit 2019 sistemi prokurorial është ballafaquar me 248 lëndë të mbetura nga viti paraprak kundër 675 personave. Ndërsa në fund të viti 2019 kanë mbetur të pakryera 260 lëndë me 800 persona”.

“…mirëpo trendi i ardhjes së lëndëve të viti 2019 ka qenë shumë më i lartë se i viti paraprak çka do të thotë se kanë ardhur 334 lëndë, total kemi 104.7 % të performancës në procedim të kallëzimeve penale tek rastet e korrupsionit”.

“Trendi i ngarkesës me lëndë nga janari i viti 2019 deri te 31 dhjetori 2019 në fund të viti 2019 kemi pasur 19 kallëzime penale më tepër se s që kemi filluar vitin 2019”.

“Parashtruesit kryesorë të kallëzime penale në numër vendi si gjithmonë janë policia e Kosovës kanë 68.75%, kanë ushtruar kallëzime penale të ndryshme, nuk janë të paktë edhe qytetarë dhe të dëmtuarit cilët paraqesin kallëzime penale 31.21% të rasteve”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme