Lutfi Dervishi transferohet në Dubravë, fletarrest ndërkombëtar për djalin e tij

Prishtinë | 11 Jan 2017 | 08:18 | Nga

Policia e Kosovës e ka arrestuar të martën paradite urologun Lutfi Dervishi. Arrestimi i tij ndodhi disa ditë pasi Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim rastin “Medicus”, shkruan sot Koha Ditore.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e Dervishit, por nuk kanë dhënë detaje se me çfarë urdhri është arrestuar Dervishi. Ai menjëherë pas arrestimit është transferuar në Burgun e Dubravës. Avokati mbrojtës i Dervishit, Valon Hasani, ka thënë se arrestimi është bërë me urdhërarrest të lëshuar para se Gjykata Supreme ta kthente këtë rast në rigjykim. Por zëdhënësja e EULEX-it, Besa Domi, ka deklaruar se kërkesa për arrest është kërkuar nga prokurorët e këtij misioni.

“Kërkesa për urdhërarrest dhe fletarrestim ndërkombëtar është bërë prej prokurorit të EULEX-it për Lutfi dhe Arban Dervishin. Urdhërarrestin e ka lëshuar Gjykata Themelore në Prishtinë”, ka deklaruar Domi për gazetën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme