Marrëveshja me Shqipërinë për Drejtësi – Juristët shprehen skeptikë, thonë se kërkohet njohja e ligjeve e të dyja vendeve

Prishtinë | 25 Qer 2022 | 09:01 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për njohjen e barabartë të provimit të jurisprudencës dhe lejimit të ushtrimit të profesionit të avokaturës në të dy shtetet, po konsiderohet si pozitive nga ana e njohësve të çështjeve juridike, raporton Ekonomia Online.

Sipas tyre, kjo marrëveshje në njëfarë forme supozohet të krijoj lehtësira në kuptim të njohjes së reciprocitetit, por që shprehen skeptik se mund të ketë ngecje nga ana e praktikës për shkak se duhet njohur ligjet e të dyja vendeve.

Gzim Shala, hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi për Ekonomia Online tha se kjo çështje është e rregulluar me ligjin mbi avokatinë, për të cilin thotë se mund të krijojë lehtësira për të dyja vendet.

“Kjo çështje është e rregulluar edhe me ligjin mbi avokatin, neni 40 e përcakton se avokatët nga shtetet e tjera mund të ushtrojnë profesionin e avokatisë mbi bazën e reciprocitetit. Çështjen e reciprocitetit në rastin konkret e vlerëson ministria pas konsultimit me Odën e Avokatëve të Kosovës. Për këtë arsye edhe kjo marrëveshje konsiderohet se është në kuadër të ligjit mbi avokatinë të Republikës së Kosovës dhe që kjo marrëveshje në njëfarë forme supozohet të krijoj lehtësira në kuptim të njohjes së reciprocitetit”, tha ai.

Tutje Shala tha se sa i përket dhënies së provimit të jurisprudencës, është larguar kriteri për ta pasur shtetësinë kosovare, por që problematike është që nuk mund të zgjidhen avokat në Kosovës për shkak të ligjit të avokatisë nga OAK e kërkon shtetësinë.

“Sa i përket provimit të jurisprudencës, draft ligji i ri mbi dhënien e  provimit të jurisprudencës e ha hequr kriterin e shtetësisë kosovare që ka qenë në fuqi deri më tani dhe që i bie se të njëjtit edhe nëse janë nga Shqipëria do të mund ta kryejnë provimin e jurisprudencës në Kosovë. Në rastin konkret shfaqet një problematikë tjetër për shkak se të njëjtit nuk do të mund të zgjidhen si avokat këtu, për shkak se ligji mbi avokatinë për tu emëruar si avokat nga Oda e Avokatëve të Kosovës e kërkon shtetësinë. Mirëpo këtu bëhet fjalë për rastet kur të njëjtit vetëm se janë duke ushtruar profesionin e avokatisë qoftë në Kosovë ose në Shqipëri dhe që në shtetin tjetër ta ushtrojnë profesionin e avokatisë. Për këtë arsye e ritheksoj është çështje e cila është rregulluar me ligj dhe që supozohet që kjo marrëveshje të krijoj lehtësira”, tha ai

Shala konsideron se në aspektin ligjor kjo marrëveshje është në rregull.

“Nuk duket që ka ndonjë problematikë të caktuar, përderisa ligji mbi avokatinë ka qenë në fuqi tash e sa kohë dhe nuk është shfaqur asnjëherë kjo çështje si kontestuese. Nëse e trajtojmë nëse kjo është zgjidhja më e mirë ose jo atëherë mund të ketë debat lidhur me këtë temë, nëse një avokat i një shteti duhet dhe mundet ta ushtroj profesionin e tij në shtetin tjetër. Do të thotë, në këtë kuptim mund t’i trajtojmë edhe specifikat e gjithsecilës, mirëpo në kuptim të aspektit ligjor, kjo është një dispozitë ligjore e cila është në fuqi dhe që e mundëson këtë e që supozohet që kjo marrëveshje vetëm sa do të krijoj lehtësira në kuptim të aplikimit të kësaj dispozite, në kuptim të njohjes së reciprocitetit i cili më pas nuk do të duhej të bëhej rast pas rasti”.

E avokati Bledar Gashi, për Ekonomia Online konsideron se marrëveshja në fjalë është në të mirë të të dy vendeve, por që sipas tij do të ketë ngecje nga ana e praktikës për shkak se duhet njohur ligjet e të dy vendeve.

“Po një marrëveshje e tillë mund të ndodh edhe në praktikë. Por, së pari duhet të jetë edhe dakordimi i Odës së Avokatëve të Kosovës me dhomën e avokatisë së Shqipërisë. Besoj që kjo është në interes të të dy vendeve dhe një marrëveshje e tillë edhe pse do të ketë ngecje pak nga ana e praktikës sepse duhet njohur dy ligjet për avokatet. Kodet, zakonisht e procedurave penale të Kosovës dhe Shqipërisë por një gjë e tillë mund të realizohet në praktikë. Normalisht se kjo nënkuptohet se në fillim çdo marrëveshje deri tek implementimi i saj mund të jetë e vështirë por besoj dhe e përshëndes një marrëveshje të tillë sepse krijon edhe kontakte edhe njohje të avokatëve të Kosovës me avokatët e Shqipërisë”

Gashi thotë se avokatët përfitojnë shumë nga kjo marrëveshje pasi që nëse pala kosovare ndalohet në Shqipëri dhe e kundërta, nëse shtetas nga Shqipëria ndalohen në Kosovës mund të përfaqësohen nga avokatët e tyre.

“Po Kosova përfiton shumë nga kjo marrëveshje po ashtu edhe Shqipëria. Kjo është e mirë sepse ka klient tonë që janë ndaluar, përshembull klientë të mi kam pasur raste që janë ndaluar në Republikën e Shqipërisë dhe të njëjtit i është dashur që të merr gjithqysh avokat të Shqipërisë. Të njëjtit kanë kërkuar që të përfaqësohen nga avokatët më konkretisht nga unë që kam pasur një klient që është ndaluar në Republikën e Shqipërisë. Kjo është e mirë sepse i njëjti kërkon që të përfaqësohet nga avokati i vetë që e ka pra i Kosovës. Po ashtu edhe qytetarët e Shqipërisë në rast se ndalohen dhe arrestohen në vendin tonë do të përfaqësohen nga avokatët e tyre nga Shqipëria. Pra është një marrëveshje që i sjell të mira vendit, por edhe proceseve gjyqësore të dy vendeve”.

Tutje Gashi tha se kjo mund të pritet mirë edhe nga vendet e Evropës.

“Unë besoj që ajo marrëveshje është e përpiluar duke shikuar të gjitha sanksionet që mund të ketë kjo ndalesa. Por nuk besoj që një marrëveshje e tillë do të jetë pengesë nga vendet e Evropës, përkundrazi besoj që një marrëveshje e tillë do të pritet mirë edhe nga vendet e Evropës”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme