Maxhuni do të raportojë për vrasjen brenda AKI-së, Inspektori i Përgjithshëm mund të shkarkohet

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 12:53 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shpend Maxhuni është ftuar që të raportojë në komisionin parlamentar për vrasjen e ndodhur brenda këtij institucioni ditë më parë, raporton Ekonomia Online.

Këtë e bëri të ditur Zëvendëskryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) Ganimete Musliu, pasi në këtë komisioni raportoi Inspektori i Përgjithshëm i AKI, Shkëlzen Sopjani.

Musliu tha se gjatë kësaj mbledhje është diskutuar për vrasjen që ka ndodhur në këtë institucion derisa paralajmëroi se javën e ardhshme në raportin do të jetë drejtori i AKI-së Shpend Maxhuni.

“Do të ftojmë në komision edhe drejtorin e AKI. Do të kërkojmë nga përgjegjësit përgjegjësi. Sot nuk është dal me rekomandim për shkarkim, por ka vullnet për shkarkim të atyre që kanë përgjegjësi në lidhje këtë”.

“Do ta dëgjojmë javën e ardhshme drejtorin në lidhje me rastin. Derisa të dëgjojmë edhe raportin përfundimtar nuk mund të japim detaje në lidhje me të pasi që është rast i ndjeshëm”.

Edhe pse nuk dha detaje ajo sqaroi se komisioni ka vullnet unanim për shkarkimin e Inspektorit Sopjani, duke shtuar se do të kërkojnë nga përgjegjësi, për vrasjen, raporton EO.

“Kemi kërkuar në detaje mbi një orë e gjysme rreth zhvillimeve të vrasjes në AKI. Nga inspektori kemi marrë informata në lidhje me rastin”.

“Si komision jemi unik të pandashëm që të kërkojmë llogari brenda institucionit. Sot kishte një vullnet dhe shkarkimi i inspektorit, por nuk do të ngutemi”.

Ende mbeten të paqarta rrethanat se si u vra punonjësi i AKI-së, Isa Sejdiu, nga kolegu i tij Valon Ibërdemaj.

Një javë pas ngjarjes, institucionet e hetuesisë në vend nuk kanë arritur ta zbulojnë motivin e kësaj vrasjeje që ndodhi në institucionin më të lartë të sigurisë në vend.

Ibërdemajt me kërkesë të Prokurorisë i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Lexo më shumë:

Të ngjashme