Mbyllen 22 lokale të masazhit, inspektimet gjejnë edhe punëtore nën moshën 18-vjeçare

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 11:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

22 lokale të masazhit janë mbyllur nga Policia e Kosovës, në aksionin “Masazha 2019”, i organizuar në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Administratën Tatimore të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ky aksion ka rezultuar me inspektimin e 48 lokale të cilat veprimtarinë e tyre e kanë masazhin, ku vetëm gjatë këtij vitit, janë arrestuar 18 persona.

Në një konferencë për media, Riza Murati, nga Drejtoria kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në kuadër të Policisë së Kosovës, poashtu ka bërë të ditur se janë hasur edhe pesë punëtore të mitura.

“Të inspektuara 48 lokale, prej tyre 22 të mbyllura për shkak të parregullsive. Janë hasur 211 punëtorë, prej tyre, 180 femra, 31 meshkuj. 20 shtetas të huaj, 11 të Shqipërisë, 6 Tajlandës, ka pasur të Italisë, Rumanisë, Gjermanisë. Janë hasur edhe 5 punëtore të gjinisë femërore, nën moshën 18 vjeçare. Kemi pasur dy raste në dy lokacione ku janë arrestuar 9 persona të dyshuar për veprën penale për prostitucion. Në total në vitin 2019, raste në sallone masazhi janë 18 persona në tri raste të ndryshme. Në 2018 kemi pasur 14 raste me gjithsej 44 persona të arrestuar”, tha Murati.

Murati shtoi se janë në gjithsejtë gjatë vitit 2019 janë arrestuar 41 persona.

“Në total kemi bërë 41 persona për vepra penale, trafikim me njerëz janë 9 raste, mundësim ose detyrim në prostitucion 15 raste, marrja me prostitucion 9 raste dhe vepra të tjera 8 raste. Kemi hapur 26 raste për hetim 17 kanë shkuar me kallzim penale, me trafikim janë 4 raste. E fundit është mbrëmë në rajonin e Pejës”, shtoi Murati.

Ndërsa, Adonis Tahiri, drejtor i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, tha se lokalet që janë mbyllur, janë bllombuar për të cilat do të ketë edhe gjoba deri në 1000 euro.

“Ne si drejtori e Inspekcionit, paralelisht me aktivitetet tjera rutinore, kemi marrë pjesë në aksionin e PK-së, me pesë ekipe të shpërndara. Pas kësaj faze janë mbyllur 22 lokale të tilla, secili prej tyre pos që bllombohet edhe gjobitet me shumë prej 1000 euro. Kemi pasur tendenca që edhe të hapen dhe në raste të tjera, inspekcioni komunal ngrehë kallzim penal ndaj këtyre lokale”

Sa i përket rasteve të tjera, Murati nga Drejtoria kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, tha se aksionet do të vazhdojnë edhe më tutje.

“Jemi duke zhvilluar edhe operacione të tjera, coftë lokale nate, apo motele hotele, ku gjenden kudo. Duhet të bazohemi në ligj që të gjejmë se ka dyshim për veprime të kundërligjshme. Kemi edhe raport për parandalim të atyre rasteve”

Ai pohoi se shqetësuese mbeten lokacionet ku janë afër objekteve edukative që pranë tyre kanë veprimtari të tilla, si masazhi.

DREJTPËRDREJT

?DREJTPËRDREJT – Policia e Kosovës mban konferencë për medie, e cila iu dedikohet disa operacioneve policore të suksesshme të realizuara në bashkëpunim edhe me institucione tjera relevante, si dhe prezantimi i disa raporteve statistikore të Drejtorisë Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, March 20, 2019

Lexo më shumë:

Të ngjashme