Mehaj: Shërbimi ushtarak i detyrueshëm s’ndodhë shpjetë, duhet buxhet e plan afatgjatë

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 09:49 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes raporton Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, raporton Ekonomia Online.

Mehaj me këtë rast para deputetëve ka thënë se për shërbimi ushtarak i detyrueshëm nuk pritet të ndodhë së shpejti, sepse ka disa probleme me çështjen e buxhetit dhe duhet një plan më afatgjatë.

Mehaj është pyetur në Komisionin nga deputeti i PDK-së, Elmi Reçica për këtë çështje.

Reçica e ka pyetur ministrin Mehaj se cili është qëndrimi i tij për detyrimin ushtarak dhe nëse e ka të njëjtin mendim me kryeministrin Albin Kurtin për këtë temë.

“Kur është çështja te detyrimi ushtarak, asnjë qytetar i Kosovës nuk ka qejf kjo mos me ndodhë, mos me marrë punën e papës apo hoxhës, ne do të punojnë në planin e detyrimit ushtarak, do ta shqyrtojmë, sa na përket buxheti, duhet me ja nis prej arsimit. Në Norvegji janë rreth 60 mijë brenda vitit 10 mijë i zgjedhin për me kryer detyrën për me mbrojtur shtetin. Një plan do ta kemi në të ardhmen, po na duhet kohë sa i përket detyrimin ushtarak”.

“Sa buxhet duhet me të vërtetë më shumë kohë, duhet një plan gjithëpërfshirës, edhe kazerma ushtarake, po në plan qeverisës është”.

Reçica e ka pyetur tutje ministrin për qëndrimin e tij lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme dhe atë se sa janë duke e ndihmuar shtetin në luftën me pandeminë pjesëtarët e FSK-së.

“Pa pas nevojë me shpallë gjendjen e jashtëzakonshme ju e keni ofruar mbështetjen? Se ka qenë këtu një situatë me gjendjen e jashtëzakonshme kujt i takon, a presidentit a kryeministrit”, ka pyetur Reçica.

Mehaj tha se është një ekip që po punon ngushtë për ta ndihmuar QKUK-në për vaksinim.

“Ne e mbështesim QKUK-në përmes vaksinimit, ne do të marrim pjesë edhe në të ardhmen, është një ekip që bashkëpunon ngushtë”.

Deputeti Bujar Dugolli, pyeti ministrin nëse shkurtimi i buxhetit do t’i pengojë në arritjen e objektivave.

Përderisa Mefail Bajqinovci nga VV-ja, tha se ka pasur ankesa sa i përket kompanisë që merret me përgatitjen e ushqimit.

Kurse deputetja e VV-së, Shqipe Selimi, u interesuar të dijë se çfarë benefite ka vendi nga misionet paqeruajtëse, raporton EO.

Abelard Tahiri, nga PDK-ja ka kërkuar informacione sa i përket forcimit të kapaciteteve ushtarake në vitet e ardhshme.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni tha se është herët të kërkohet përgjegjësi, po që sipas tij, për ushtrinë nuk duhet që të ketë dallime ndërmjet partive politike.

Lexo më shumë:

Të ngjashme