Mehmeti: Dyshohet se ka pasur rrjedhje të informacionit për operacionin në veri

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 16:35 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, ka thënë se operacioni që është zhvilluar në veri të vendit, ka filluar rreth një vit më parë.  Tutje, ai tha se ka pasur rrjedhje të informacionit, e cila është duke u hetuar nga organet e rendit, raporton Ekonomia Online.

“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ka filluar zbatimi i planit operacional kundër luftimit të grupeve kriminale, në gjashtë lokacione, në Prishtinë, Në Mitrovicë të jugut dhe të veriut dhe në Pejë, ku janë konfiskuar mallra dhe arrestim të disa personave. Janë bastisura shtëpi, magazina dhe lokale të ndryshme. Grupet kriminale janë grumbulluar dhe kanë hedhur shok bomba, kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë gjuajtur me bombola të gazit. Pas gjitha këtyre masave, policia është detyruar t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. Ka pasur rrjedhje të informacionit, e cila është duke u hetuar nga organet e rendit”, tha ai.  ‘

Ndërsa drejtori i policisë, Mehmeti, ka folur edhe për sulmet ndaj gazetarëve në veri të vendit, teksa ka kërkuar ndjesë për këtë gjë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme