Haxhiu falënderon deputetët që votuan tetë nisma ligjore kundër korrupsionit

Prishtinë | 23 Kor 2022 | 12:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thirrur një konferencë për medie për të shpalosur “të arriturat” e kësaj ministrie gjatë muajit korrik, kur janë miratuar një numër nismash ligjore.

Kjo pasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar tetë nisma ligjore, për çka ministrja i falënderoi deputetët në një konferencë për media, raporton Ekonomia Online.

Megjithatë, Haxhiu tha se ndër prioritet e ministrisë është lufta ndaj krimit dhe korrupsionit,

Tutje, ajo tha se përmes projektligjit për noterinë synojnë të fuqizojmë institucione përgjegjëse për luftimin e korrupsionit.

“Muaji korrik ishte muaji i finalizimit dhe miratimit të shumë nismave ligjore. Top prioritet i ministrisë së Drejtësisë mbetet lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, ku muaji korrik shënoi 8 nismat ligjore në Qeveri. Përmes projektligjit për noterinë synojmë të fuqizojmë institucione përgjegjëse për luftimin e korrupsionit. Synojmë edhe themelimin e mekanizmave të pavarur për verifikimin e pasurisë për persona zyrtar. Projektligji për sanksione të shenjëstruara është një nismë tjetër e rëndësishme ka për qëllim sundimin e ligjit. Ky është nja hap tjetër në luftimin e krimit të korrupsionit”.

Ministrja Haxhiu theksoi se e rëndësishme është se gjatë këtyre muajve është bërë rishikime të noterëve, ku lirohen fëmijët pa kujdes prindëror, dhe ata me nevoja të veçanta.

Ajo shtoi se kanë ulur 40% provimin e jurisprudencës për kandidatë.

“Sa i përket noterisë kemi marr disa veprime ligjore. Është me rëndësi se gjatë këtyre muajve kemi bërë rishikime të noterëve. Lirohen fëmijët pa kujdes prindëror, me nevoja të veçanta. Me këtë udhëzim kemi caktua tarifa të arsyeshme për shërbime noteriale. Rëndësi të veçantë i kemi kushtuar llogaridhënies. Dje një përmbaruesi i kemi hequr licencën. Ne do të bashkëpunojmë me odën e noterëve dhe përmbaruesve dhe i thërrasim të jenë në shërbim të qytetarëve. Kemi nxjerrë dy udhëzime për tarifën e ndërmjetësuesit. Kemi mundësuar ndryshimin e tarifave me qellim të krijimit të përshtatshëm për qytetarë. Kemi ulur 40% uljen e jurisprudencës për kandidatë. Këto procese janë meritore dhe vetëm ata që meritojnë mund ta kalojnë provimin e jurisprudencës”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme