Mitrovicë, arrestohet një person për fajde

Prishtinë | 08 Mar 2018 | 11:54 | Nga

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Murat Hasani”, në Mitrovicë pasi që i njëjti kishte shkuar në shtëpinë e ankuesit dhe i kishte kërkuar një borxh, të cilin e kishte djali i tij.

I dyshuari kishte kërkuar një shumë më të madhe se borxhi që i kishte, përndryshe kishte kërkuar t’ia lironte shtëpinë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme