Mitrovicë, djali i dehur rrah babanë

Prishtinë | 21 Kor 2019 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Në veri të Mitrovicës është arrestuar një person për shkak se kishte sulmuar fizikisht babanë e tij.

Siç njofton Policia e Kosovës ata janë të komunitetit serb, ndërsa ngjarja ka ndodhur në rrugën “Car Dushani”.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje deri në këndellje për shkak se i njëjti ishte nën ndikim të alkoolit.

Të ngjashme