Mungon prokurori dështon seanca për aktivistët e VV-së, Haxhiu kërkon tërheqjen e aktakuzës

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 10:37 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mungesë të prokurorit ka dështuar të mbahet seanca ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila ishte e pranishme në  seancë, tha se mungesa e prokurorit është e papranueshme ngase ai është dashur që të  jetë prezentë e të ballafaqohet me aktakuzën.

“Në këtë seancë ndonëse gjyqtari fillimisht tha që prokuroi ishte njoftuar në mënyrë të rregullt dhe prokurori nuk ishte i pranishëm. Kjo është e papranueshme sepse nëse prokurori është ftuar atëherë është dashur të jetë i pranishëm dhe të ballafaqohet me aktakuzën që e ka para vetes”.

Përndjekje politike e ka quajtur ajo aktakuzën ndaja aktivistëve të kësaj partie, duke shtuar se para katër vjetësh ata u arrestuar pa asnjë fakt.

“Ne si VV në vazhdimësi kemi kundërshtuar këtë përndjekje politike kundër aktivistëve të VV-së dhe sot isha për të kundërshtuar padrejtësinë që katër vjet që e kanë bërë kundër aktivistëve të VV-së”.

“Para 4 vjetësh ishin arrestuar pa asnjë fakt kinse për sulme ndaj Kuvendit sulm që nuk mban përgjegjësi as VV. Në vend që të kemi tërheqje nga ajo aktakuzë tani po vazhdojnë seancat”.

Ajo tha se i arrestuar pa asnjë fakt ishte edhe aktivisti i VV Astrit Dehari, i cili vdiq në qendrën e paraburgimit në Prizren, duke ëkruar që Prokuroria të tërhiqet nga aktakuza.

“I arrestuar pa asnjë fakt ishte edhe aktivisti Astrit Dehari i cili nuk arriti që të dalë gjallë nga qendra e paraburgimit në Prizren. Prandaj në vend të drejtësisë për Astrit Deharin tani aktivistët po vazhdojnë të përballen me këtë padrejtësi”.

“Ne së pari po kërkojmë drejtësi edhe për Astrit Deharin që gjatë kësaj jave ekipi zviceran do të vijë në Kosovë dhe do ta arsyetojë raportin që bëhet fjalë për një përfshirje të tretë në rastin Dehari. Tani si VV kërkojmë që prokuroria të tërhiqet nga ajo aktakuzë”.

Ajo theksoi se janë të papranueshme veprimet e gjyqtarit Beqir Kalludra, që sipas saj, në vend që të merrej me thelbin merrej me VV-në.

Seanca e radhësh do të mbahet me 27 tetor në ora 09:00.

Lexo më shumë:

Të ngjashme