Mustafa kërkon mbështetjen e Belgjikës në avancimin e institucioneve të sigurisë

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti në takim njoftues shefin e misionit të Zyrës të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean-LouisServais, si dhe atasheun e policisë belge, Charles De Winter.

Me këtë rast, ministri Mustafa kërkoi mbështetjen e shtetit belg në avancimin e institucioneve të sigurisë, me qëllim të rritjes së efikasitetit në luftën kundër krimit.

Në veçanti, gjatë këtij takimi u bisedua lidhur me thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe për avancimin e Kosovës në rrugën e saj drejt liberalizimit të vizave, si dhe anëtarësimin në INTERPOL dhe arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim strategjik me EUROPOL-in.

Në anën tjetër, shefi i Zyrës diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës, z. JeanLouisServais, u shpreh i gatshëm në vazhdimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve, ku theksoi se Mbretëria e Belgjikës do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës në avancimin e mëtejmë të proceseve demokratike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme