Ndizen 108 qirinj në përkujtim të viktimave të trafikut rrugor, Lekaj premton cilësi në infrastrukturë

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 18:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Para Teatrit Kombëtar në Prishtinë janë ndezur 108 qirinj në nder të Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, pas ndezjes së qirinjve tha se janë të përkushtuar të ofrojnë shërbime më të mira në mënyrë që pjesëmarrësit në trafik të mos rrezikohen derisa bëri lutje për kujdes

“Sonte jemi për të ndezur qirinjtë dhe për të shprehur dhimbjen për qytetarët që kanë humbur jetën. Ne do të krijojmë kushte në trafikun rrugor. I lus shoferët që t’i respektojnë shenjat e komunikacionit dhe ne si ministri do të ofrojmë shërbime më të mira në cilësinë e rrugëve, vendosjen e sinjalistikës. Unë shfrytëzoj rastin të ju shpreh ngushëllime familjeve për humbjen e më të dashurve të tyre”, tha ai.

Drejtori i Trafikut në Policinë e Kosovës, Samedin Mehmeti, bëri lutje për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë shenjat e trafikut.

“I lus të gjithë pjesëmarrësit e trafikut që të kenë kujdes ti respektojnë shenjat e komunikacionit e sidomos në sezonin e dimrit”, tha ai.

Me një video vetëdijesuese të realizuar nga regjisori Imer Veliu u është bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion për kujdes.

Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore, por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave. E diela e tretë e muajit nëntor, është Dita botërore e përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor. Të premten në aksidentin në Mramor të Prishtinës kanë humbur jetën 4 familjarë, kurse dje një grua ka humbur jetën në aksident në Malishevë.


Lexo më shumë:

Të ngjashme