Në Merdar do të ketë vonesa, shkaku i punimeve

Foto: EO arkiv
Prishtinë | 30 Tet 2017 | 14:10 | Nga

Policia e Kosovës informon qytetarët e Kosovës, në veçanti ata të cilët shfrytëzojnë për qarkullim, pikën kufitare në Merdar, që lidhë Republikën e Kosovës me Serbinë, lidhur me punimet që janë duke u kryer në këtë pikë kufitare.

“Në Pikën e Kalimit të Kufirit Merdar, nga data 1 deri më 15 nëntor 2017, do të ketë kohë pas kohe ndërprerje të trafikut/qarkullimit për shkak të punimeve dhe mund të krijohen pritje më të gjata se pritjet normale të kalimit kufitar”, thuhet në një njoftim të PK-së.

“Andaj me qëllim të shmangies së pritjeve të mundshme, informojmë të gjithë qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore mundësisht ti shfrytëzojnë Pikat tjera të kalimit kufitar me Serbinë”.

Policia e Kosovës edhe më parë ka njoftuar qytetarët lidhur me punimet që po zhvillohen në këtë pikë kontrolli kufitar dhe me rrjedhën e qarkullimit në hyrje dhe dalje të vendit tonë, duke pas parasysh përqendrimin e njerëzve dhe automjeteve në këtë pikë kufitare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme