Në Prishtinë vidhen pajisje ortopedike, nuk raportohet për të arrestuar

Prishtinë | 13 Tet 2019 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Në lagjen Dardania në Prishtinë dje janë vjedhur pajisje ortopedike në vlerë të madhe, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në lokalin e saj dhe kishin vjedhë pajisje – vegla pune ortopedike me vlerë të madhe”, thotë PK.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.

Të ngjashme