Në QKUK u trajtuan 230 raste emergjente, 18 të aksidentuar

Prishtinë | 22 Shk 2019 | 07:38 | Nga Ekonomia Online

Në Klinikën Emergjente në QKUK për 24 orë ka pasur 230 raste.

55 raste u trajtuan në dhomën e kujdesit të avancuar mjekësor, 55 raste tek dhoma kirurgjike,74 tek dhoma internistike dhe 51 tek dhoma ortopedike në emergjencë.

Emergjenca poashtu ka trajtuar 13 raste të aksidenteve në komunikacion. Nga klinika emergjente për trajtim të mëtejmë në klinikat e tjera janë bartur 24 pacientë.

Të ngjashme