Nëna e Atdhe Arifit: U dënuan pa asnjë dëshmi, do të kërkojmë drejtësi

Prishtinë | 17 Nën 2017 | 14:10 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nexhibe Arifi, nëna e të dënuarit me 6 vite burg, Atdhe Arifi ka protestuar ashpër pas vendimit të Gjykatës.

Ajo ka thënë se ky vendim është për ta mbuluar “vrasjen e Astrit Deharit”.

“Këta janë djemtë më të mirë që ka Kosova dhe asnjëherë nuk do të jenë vetëm. Tash e 1 vit jena të shtypur, ne do të vazhdojmë derisa të ekzistoj ligji, do të kërkojmë drejtësi. Krenohemi me fëmijët tanë, nuk ka Kosova fëmijë më të mirë”.

“Unë do të shkoj në vend të Atdheut në demonstrata, atij ia kanë humbur një vit në fakultet dhe tani po e dënojnë gjashtë vite. Deri kur do të shkelemi kështu nga forcat dhe vendi. Popull lypni drejtësi sepse nuk mundemi më kështu”.

Aktivistët e VV-së të akuzuar për sulmin me llozë ndaj ndërtesës së Kuvendit, u dënuan me 21 vjet e 6 muaj burgim. Frashër Krasniqi është dënuar me 8 vjet burgim, Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burgim, Egzon Haliti me 5 vjet e gjashtë muaj, si dhe Adea Batusha me 2 vjet burgim.

Lexo më shumë:

Të ngjashme